KJO NATË KAQ E FTOHTË...
🕊🌿"KJO NATË KAQ E FTOHTË..."🕊🌿
🔥(Principesa Sofia Nga Zjarri që s’ka Frikë se Digjet )🔥
Kjo natë është e ftohtë…
jo prej dimrit —
prej mungesës sate.
Mjegulla ka mbuluar botën,
por ajo e vërtet
më është ulur brenda kraharorit,
aty ku fryma bëhet peshë.
Deti përballë është errësirë,
si zemra ime pa ty.
Hëna hedh pak dritë, e lodhur,
por retë e zeza menjëherë përpijnë. .
—
siç më përpin mendimi yt.
Ku je?
Pse hesht edhe era
kur të thërras me shpirt?
Zemra rreh si plagë e hapur,
çdo rrahje më kujton mungesën.
Lotët bien pa zë,
si shi që nuk gjen tokë ku të pushojë.
Jam lodhur nga forca.
Nga durimi.
Nga pritja që s’ka fund.
Sa fjalë të pathëna më digjen në shpirte…
sa përqafime të vdekura në ajër…
Aty ku kurre s’u tha fjala -"Rri..".
Jeta është aq e ftohtë
kur frymon, por nuk ’jeton.
Kur jeton… por pa jete, si nje kufome.
Jam mes zjarrit të ndjenjës dhe akullit të arsyes.
Mes faljes që më copëton
dhe largimit që më tremb.
O Zot, më jep forcë,
jo për të harruar —
por për të mos u thyer.
Më mëso si ta mbaj dashurinë
pa e humbur veten.
Si ta ndiej mallin
pa u zhdukur brenda tij.
Sepse unë jam plagë…
por jam ende zemër.
Jam e lodhur…
por jam ende zjarr.
Dhe kjo natë, sado e ftohtë,
nuk do zgjase pergjithmon. 🕊️
🌿🙏30..01...2026..
VLORE ALBANIA 🙏🌿🇦🇱



No comments