Breaking News

🕊🌿"NËSE MË PYESIN: “ÇFARË NËNE ISHE?”🕊🌿




Isha një vajzë që u bë nënë në moshe fare te re ,

pa manual, pa mbështetje,

Me dashuri që per ju më digjte gjine.

Edhe me nje frike te madhe ne zemer..


Skam qene e perkryer,

Me  Gabime plot.

Sepse isha njeri.

U ashpërsova.

Sepse jeta kurre s’më ledhatoi.


Isha më shumë baba se nënë,

më shumë mur se strehë,

më shumë forcë se përkëdhelje

.Sepse duhej dikush të qëndronte në këmbë

kur gjithçka tjetër binte perdhe.. 


Luftova me botën.

Ndonjëherë edhe me veten.

Por kurrë…

kurrë kundër jush.


Nëse ju qeshnit — zemra ime punonte.

Nëse ju qanit — brenda meje gjithçka ndalonte.

Ju ishit arsyeja që nuk u rrëzova,

arsyeja që zgjohesha

edhe kur nata s’mbaronte.


Nuk më vinte keq për veten.

Por më tmerronte mendimi

që ju të rriteshit pa nënë.

Prandaj nuk u dorezova

u bëra si nje gur i ftohte.

nuk u dorëzova ,per ju u bera e forte..


Zgjodha të jem e ashpër kur  të vegjël ishit ,

që sot të jeni të fortë ,pa qenë të ndare nga njeri tjetri,

të drejtë ,me dhembsuri e jo  të ftohtë.


Ndoshta nuk jeni më të përkryer se të gjithë —

por jeni njerëz ndershem dhe të mirë.

Dhe kjo është fitorja qe doja me shume.


Vitet iken ju u rritet,

edhe une do plakem dale ngadal,

Ju jeni shpirti im,edhe une 

nëna juaj.

Dhe për një fije ,floku tuajin,

Gjithe  botës i bej  ball .♥️🕊🌿⚘️

🕊🌿05.03.2026..

Vlorë Albania 🇦🇱🕊🌿⚘️


🔥(Principesa Sofia- Nga Zjarri që s’ka Frikë se Digjet )🔥

No comments